Tema kryesore është që risimi i arkitekturës të cilin po e jetojmë gjatë viteve të fundit nuk është vetëm çështje shijeje, mode apo gjuhe por është afirmimi, pikërisht, i substancave të reja, dhe bashkë me to, i krizave dhe mundësive të reja.Një nga fenomenet të cilat une kam përzgjedhur është ai i peisazhit.
Peisazhi si
paradigmë kryesore në krijimin e arkitekturës është kthyer, fal edhe
frontit të mendimit mbi mbetjet, në fjalë themelore. Njeriu
i qytetërimit post-industrial dhe elektronikë mund të rimerret me
natyrën sepse kur industria e prodhimit duhej ta nënshtronte dhe të
shfrytëzonte risurset natyrore, ajo e informacionit mund t’i vlerësoj.Nëpër
zona të ndërtuara me densitet shumë të lartë tashmë mund të injektohet
gjelbërim, natyrë, pajisje për kohën e lirë. Por kujdes:
nuk bëhet fjalë për të rrethuar me gardh zona të gjelbërta,
për t’ja bashkangjitur atyre rezidenciale, terciare, drejtuese siç ishte
në logjikën e organizimit duke ndarë në qytetin industrial. Bëhet fjalë
përkundrazi për krijimin e copave të reja të integruara të qytetit, ku përkrah
një pranije të fortë të natyrës të jenë të pranishme ajo bashkësi e integruar e
veprimtarive të shoqërisë së informacionit. Nëse zoning kishte qenë mënyra
për të planifikuar qytetin industrial nëpërmjet ndarjes në zona mes tyre
homogjene dhe të veçanta që simulonte konceptin taylorian të prodhimit
industrial, funksioni i shumëfishtë dhe integrimi
janë nevoja e qytetit të informacionit dhe të hapësirave të
tija anti-zoning. Përveç krijimit të kësaj mundësie, informatika lejon edhe
realizimin. Sisteme ndërvepruese ndriçimi, informimi, tingulli, kontrolli që i
kthejnë pjesët e reja të qytetit aktive, të gjalla, pjesëmarrëse, të
pasura me veprimtari.
Arsyeja
pse unë kam zgjedhur arkitekturën e peizazhit është sepse ajo vazhdimisht
transformon mjedisin dhe mënyrën se si i qasemi asaj. Kjo disiplinë moderne, e
cila filloi rreth vitit 1800, evoluoi shpejt në të gjithë shekullin e njëzetë.
Tani po kalon një rritje edhe më spektakolare pasi merr një vend të shquar
brenda shoqërisë dhe krijohet si një shqetësim i rëndësishëm. Arkitektura e
peisazhit tani është e fokusuar në zhvillimin e hapësirave publike, në
projektet urbane dhe periferike. Ka të bëjë me menaxhimin e hapësirave të
gjelbra brenda qytetit si dhe krijimin e parqeve dhe kopshteve. Arkitektura e
peisazhit gjithashtu merret me integrimin e djerrinës dhe terrenit bujqësor në
peisazhin. Arkitektët e peizazhit luajnë një rol qendror mes atyre
profesioneve, të cilat krijojnë hapësira të tanishme dhe të ardhshme,
megjithatë ky rol ende mbetet i panjohur për publikun e gjerë.Kjo lë të
kuptohet në pasurinë, diversitetin dhe kompleksitetin e kësaj fushe
interesante.
Peisazhi në vetvete nënkupton një hapesirë të përceptuar natyralisht, karakteri i të cilës derivon nga faktor natyror dhe marrëdhëniet e tyre te ndersjellta. Hapësira e jashtme eshte po aq e rendesishme sa ajo brenda nje godinë, ne menyrë te drejteperdrejte ajo ndikon thellësisht në gjendjen emocionale, estetike dhe funksionale të njeriut.
Te vendosesh qenien humane sa më pranë natyrës është thelbi i jetes.
Marrëdhënia midis infrastrukturës dhe peisazhit është megjithatë një aspekt themelor i cdo veprimi arkitekturor dhe duhet të orientoj projektin e zhvillimit të ardhshëm urban.
Varfërimi i civilizimit aktual ka cuar në një krizë
bashkëkohore duke bëre që të përsërisin në mënyrë të vazhdueshme të njëjtën gjë
pak a shumë uniforme ose të palidhur estetikisht.
Comments
Post a Comment